Please enter at least 3 characters.

Hysni Mehani, kandidat i LVV për kryetar të Skenderajt

Hysni Mehani është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Skenderajt.

Në njoftimin e LVV-së thuhet se Skenderaj ka nevojë për një drejtim të ri, një drejtim që vendos qytetarin mbi gjithçka, një komunë që punon me ndershmëri, planifikon me vizion dhe i shërben me përkushtim çdo familjeje – në çdo lagje e çdo fshat.

“Hysni Mehani është kandidati ynë për kryetar të Skenderajt – një njeri i palodhur, i afërt me qytetarët, që njeh çdo problem dhe ka planin për ta zgjidhur.

Në takimin e sotëm me strukturat organizative të Qendrës së Skenderajt, në prani të Kryeministrit dhe Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, Sekretarit të Përgjithshëm, Alim Rama, Koordinatorit të Qendrave dhe deputetit Salih Zyba, si dhe deputetes Arjeta Fejza, u dha mbështetja e plotë dhe e vendosur për Hysni Mehanin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/