Please enter at least 3 characters.

Hysaj refuzon të flasë për të ardhmen

2019/06/ElseidHysaj1.jpg
226:"LENS, FRANCE - JUNE 11: Elseid Hysaj of Albania in action during the UEFA EURO 2016 Group A match between Albania and Switzerland at Stade Bollaert-Delelis on June 11, 2016 in Lens, France. (Photo by Clive Mason/Getty Images)
12:"Getty Images

Elseid Hysaj u ndal para mikrofonave të Supersport, në përfundim të ndeshjes me Moldavinë, ku vlerësoi lojën e kuqezinjve dhe veçanërisht suksesin. Paneli në studion e emisionit “Kuqezi” ngulmoi për t’i shkëputur ndonjë informacion për të ardhmen, por shkodrani u tregua hermetik.

"Kundërshtarët ishin shumë të mbyllur në mbrojtje dhe nuk na linin të rrezikonim, megjithatë po më pëlqen loja që po bëjmë dhe besoj se shumë shpejt do të arrijmë në nivele të larta.

"Ndihem shumë mirë, pasi po luaj më lart dhe po shkoj shpesh në zonë. Po më pëlqen ky fakt, pasi po mësohem me zonën kundërshtare dhe shpresoj te shënoj shumë shpejt".

"Edhe këtu luajtëm shumë mirë dhe madje shënuam e fituam, ndaj duhet të festojmë dhe të kënaqemi për ndeshjen sot", ka thënë Hysaj.

I pyetur se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm, ai është shprehur: E ardhmja ime do të jenë pushimet, që do t’i nis që nesër. Do të jenë pushime aktive dhe dua të kaloj sa më mirë. Nuk kam çfarë të them më shumë".