Hyrjet spektakolare të Tyson Fury dhe Deontay Wilder drejt ringut
23/02/2020
Deontay Wilder dhe Tyson Fury përballen për të dytën herë në duelin e vlefshëm për titullin WBC dhe kampionin lineal.
Dy boksierët e kategorisë së peshave të rënda për herë të parë u ndeshën në dhjetor të vitit 2018 kur ishin ndarë baras.
Ndërsa rimeçi i zhvilluar në Las Vegas do të tregojë se cili është më i miri – nëse amerikani do ta mbrojë sërish titullin e kampionit, apo britaniku do t’ia rrëmbejë atë.
Siç ndodh rëndom para fillimit të përballjeve, hyrjet në MGM Grand Garden Arena kanë qenë me stil për dy boksierët e pamposhtur.
Përmes disa imazheve jua sjellim hyrjet e Wilder dhe Fury drejt ringut. /Telegrafi/


