Please enter at least 3 characters.

Humbja turpruese në Oslo, Fabrizio Romano jep detajet e fundit për largimin e Spallettit nga Italia

269:"ROME, ITALY - OCTOBER 10: Head coach of Italy Luciano Spalletti reacts during the UEFA Nations League 2024/25 League A Group A2 match between Italy and Belgium at Stadio Olimpico on October 10, 2024 in Rome, Italy. (Photo by Claudio Villa - FIGC/FIGC via Getty Images)
20:"Claudio Villa - FIGC

Luciano Spalletti është pranë largimit nga posti i trajnerit të Italisë, pas humbjes shokuese 0-3 ndaj Norvegjisë, që ka lënë Kombëtaren jashtë garës për trofe në Ligën e Kombeve.

Pas rezultateve zhgënjyese dhe presionit në rritje, trajneri 65-vjeçar ka zhvilluar diskutime të brendshme me Federatën Italiane, dhe gjithçka duket se po shkon drejt një ndarjeje.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, raportoi zhvillimet e fundit përmes rrjeteve sociale, ku bëri të qartë se largimi është shumë pranë.

“Luciano Spalletti tani është gati të japë dorëheqjen dhe të largohet nga detyra e ekipit kombëtar të Italisë ”, shkruan Romano.

“Diskutimet me Federatën u zhvilluan në orët e fundit pas humbjes 0-3 kundër Norvegjisë. Spalletti mund të njoftojë së shpejti largimin e tij nga detyra e ekipit kombëtar të Italisë.”

“Kapitulli i tij si trajner i Italisë konsiderohet i përfunduar.”

Në ditët në vijim pritet një reagim zyrtar nga Federata Italiane, ndërsa mediat në Itali tashmë kanë filluar të përmendin emrat e mundshëm për pasardhësin. /Telegrafi/