Please enter at least 3 characters.

Humb kontrollin mbi veturë, përfundon në pishinën e një shtëpie (Foto)

2017/07/Humbi-kontrollin-me-Ford-perfundoi-ne-pishinen-e-nje-shtepie-foto.jpg

Shoferja e paemëruar që voziste një Ford F-150 Raptor, humb kontrollin dhe përfundon në pishinën e një shtëpie në San Diego të Shteteve të Bashkuara.

Gruaja 68-vjeçare nuk mundte të dilte përjashta, por pasi një kalimtar rasti theu xhamin, e ndihmoi që së paku ta mbante kokën mbi sipërfaqe të ujit derisa të vijnë zjarrfikësit.

Gjendja saj është në rregull dhe pa pasoja për jetën, ndërsa ende është nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihet si ndodhi ngjarja, ku u përfshi një Ford shumë i fuqishëm. /Telegrafi/