Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një person në Rahovec, u godit nga një veturë

2023/10/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një këmbësor ka humbur jetën ditën e premte në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit.

Policia njofton se viktima është goditur nga një veturë, transmeton Telegrafi.

"Fsh. Krushë e Madhe, Rahovec 22.11.2024 – 17:05. Është arrestuar vozitësi mashkull kosovar, pasi që më veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, si pasojë e aksidentit viktima ka ndrruar jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje", thuhet në njoftim.

Tutje, thuhet se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Telegrafi/