Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një person në një aksident trafiku në Malishevë

2022/05/VRASJE-POLICIA-KRIMI-SCENE-LINE-SHIRITI-POLICE-1.jpg

Një person ka humbur jetën ditën e enjte në një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete, në fshatin Joviq të Malishevës.

Policia njofton se lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, transmeton Telegrafi.

"Raportohet për një aksident trafiku në mes një veture dhe motoçiklete me ngasës një mashkull dhe një femër kosovare. Përveç dëmeve materiale lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës viktima mashkull kosovar".

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.

Rasti është nën hetime./Telegrafi/