Please enter at least 3 characters.

HTC dhe Facebook prodhojnë Facebook Phone?

2016/01/f.0727061605591_210.jpg

Edhe pse nuk kanë arritur të bëhen shumë të famshëm në treg, thuhet se HTC dhe Facebook nuk do të ndalen së provuari të sjellin një model të telefonit i cili do të njihej si Facebook Phone i vërtetë.

Tani, thuhet se dy kompanitë janë përsëri duke punuar për telefonin e ri të Facebook, ndërsa Bloomberg thotë se i njëjti do të prezantohet në treg kah mesi i vitit 2013, pasi që për momentin është duke u punuar që sistemi operativ i këtij modeli të telefonit të ndryshohet edhe pak, për të ofruar risi dhe integrim të plotë me rrjetin social.

Megjithatë, ende nuk është bërë e qartë përfundimisht se a do të jetë ky modeli i telefonit të Facebook, për të cilin po flitet për një kohë të gjatë, apo do të jetë edhe një tentim i radhës i HTC për të marrë treg, duke përdorur fuqinë dhe emrin e Facebook. / Telegrafi /