Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj për të përzgjedhurin e Trump për zëvendëspresident: E kupton thellësisht Ballkanin dhe sfidat europiane

2024/07/enver-hoxhaj-davinci.jpg

Donald Trump, e ka përzgjedhur senatorin republikan James David Vance si kandidat për nënpresident në garën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këtij lajmi i është gëzuar ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj.

Ai tha se është takuar me kandidatin Vance dhe se i njëjti i kupton thellë sfidat ballkanike dhe evropiane.

“I ngazëllyer kur shoh zgjedhjen e Presidentit Trump, James David Vance si kandidat për zëvendës të tij! Pasi e kam takuar së fundmi në Mynih, mund të garantoj për kuptimin e tij të thellë të sfidave ballkanike dhe evropiane. Depërtimi dhe udhëheqja e tij janë pikërisht ajo që na nevojitet në këto kohë të trazuara”, shkruan Hoxhaj.