Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Kosova kurrë s’ka pasur situatë më të favorshme për aplikim në KE

2018/05/32214959_1694850850634186_6369440318193926144_n-1.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka uruar Kroacinë për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës, ndërsa ka folur për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, tha se Kosova është angazhuar për kriteret e anëtarësimit, dhe i plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar.

Postimi i plotë:Urime Kroacisë  për marrjen e kryesimit të Këshillit të Evropës. Kosova është angazhuar dhe plotëson të gjitha kushtet për të qenë shtet anëtar i kësaj organizate shumë të rëndësishme. Për më tepër, i kemi votat e domosdoshme dhe asnjëherë nuk ka pasur situatë më të favorshme për aplikim sesa tani. Këto rrethana të favorshme për ne i plotëson edhe kryesimi i Këshillit nga Kroacia - shtet mik i Kosovës.Përderisa aplikimi është akt, anëtarësimi është proces që merr kohë deri në dy vite, prandaj duhet të kemi qartësi strategjike në marrjen e vendimeve dhe procesin e anëtarësimit.  /Telegrafi/