Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Gjakova dhe Malisheva janë bashkë me PDK-në më 6 tetor

2019/10/71461408_2047072218727853_8207075864295243776_n.jpg

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka njoftuar për tubimin e radhës që kjo parti e kishte në Gjakovë dhe Malishevë.

Enver Hoxhaj, përmes statusit në Facebook, ka thënë se pjesëmarrja e qytetarëve mbështetës në Gjakovë dhe Malishevë, ishte masive.

“Gjakova dhe Malisheva janë pjesë e platformës së PDK-së për ndërtimin e shtetit, sepse e dinë që #4 vitet e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e shtetit tonë në dekadën në të cilën jetojmë. Gjakova dhe Malisheva janë gati që bashkë me PDK-në të triumfojnë më 6 tetor", ka shkruar nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj në Facebook.