Hoxhaj: Emiratet, aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme
11/01/2024
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka quajtur lajm të mirë heqjen e vizave nga Emiratet e Bashkuara Arabe për Kosovën.
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një reagimi në rrjetin social X ka shkruar se Emiratet janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme.
"Lajme emocionuese pasi Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bien dakord të heqin kërkesat për viza, duke nxitur lidhje më të forta dhe duke hapur dyer të reja për njerëzit dhe bizneset.
Kjo lëvizje historike pasqyron miqësinë e rrënjosur thellë, pasi Emiratet e Bashkuara Arabe janë aleati më i vjetër dhe më i afërt i Kosovës në Lindjen e Mesme për dekada", ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/


