Hoxha kërkon më shumë angazhim për Agjendën e Reformave Evropiane
14:"Ridvan Slivova
11/06/2018
Ministrja e Integrimit, Dhurata Hoxha në takimin e Këshillit Ministror për Integrim Evropian kërkoi që të fokusohen në përmbushjen e obligimeve për të çuar përpara procesin euro-integrues.
Hoxha kërkoi nga bartësit e përgjegjësive institucionale të pranishëm në takim që të raportojnë me fokus në të arriturat që janë shënuar dhe kur pritet të përmbushen prioritetet që janë vendosur në agjendë.
“Kërkoj të fokusohemi në përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane e Reformave dhe të dëshmojmë përkushtimin për përmbushjen e obligimeve tona për të çuar përpara procesin euro-integrues”, theksoi Hoxha.
Në takim, raportuan ministrat Mahir Jagxhillar, Abelard Tahiri, Pal Lekaj, Bejtush Gashi dhe Bajram Hasani. /Telegrafi/


