Please enter at least 3 characters.

Hovenier përshëndet anëtarësimin e Finlandës në NATO: Jemi partnerë të ngushtë në Kosovë

2023/02/Jeffrey-M.-Hovenier-ambasador-i-ShBA-se-diskutim-ne-Levizja-FOL-foto-Ridvan-Slivova-19-e1680620101730.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier ka përshëndetur anëtarësimin e Finlandës në NATO.

“I urojmë mirëseardhje aleatit tonë më të ri, Finlandës. Shtetet e Bashkuara dhe Finlanda kanë qenë prej kohësh partnerë të ngushtë në Kosovë në kuadër të misionit të KFOR-it”.

“Mezi presim të thellojmë partneritetin tonë”, ka vijuar tutje Hovenier.

“Ne jemi NATO. Së bashku jemi më të fortë”, ka deklaruar diplomati amerikan.

Turqia ishte e fundit nga 30 anëtarët e NATO-s që pranoi kërkesën e Finlandës muajin e kaluar.

Kombi nordik, i cili ndan një kufi me Rusinë, aplikoi për t’u bashkuar me aleancën ushtarake pas fillimit të agresionit në Ukrainë nga Vladimir Putin vitin e kaluar.

Ky është zgjerimi i parë i NATO-s që nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në aleancë në vitin 2020./Telegrafi/