Please enter at least 3 characters.

Hoti vizitë zyrtare në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë

2020/09/hoti3-1.jpg

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë.

Hoti të mërkurën do të pritet në takim nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, në Logjën e parë të Pallatit Apostolik.

Ndërsa, pasditen e së mërkurës në ambientet e Qeverisë Italiane do të zhvillojë një takim me homologun e tij Giuseppe Conte.

Në vizitën e parë zyrtare të kryeministrit Hoti në shtetin e Vatikanit dhe në Republikën e Italisë, ai shoqërohet nga zëvendëskryeministri Diton Selmanaj, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  Meliza Haradinaj – Stublla dhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Teuta Sahatqiu. /Telegrafi/