Hoti kërkon unitet në raport me Serbinë
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, thotë se është vështirë që të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën.
Hoti thotë se përgjigja më e mirë ndaj diplomacisë agresive të Serbisë ndaj Kosovës është që të jemi unik në raport me këtë shtet.
Postimi i plotë:Vështirë të merret seriozisht gatishmëria e Serbisë për dialog me Kosovën.Ajo në të njëjtën kohë po bënë diplomaci agresive tek shumë shtetet që të mos na njohin dhe shumë të tjera që ta revokojnë njohjen.Involvimi i saj në veri për ta mbajtur atje gjendjen refuzuese ndaj institucioneve tona, si dhe qasja aspak kooperative e Listës serbe, flasin për mungesën e vullnetit minimal për të krijuar gjendje optimale për dialog. Kjo mendësi e Beogradit duket se ushqehet me shpresën se me këtë agresivitet mund të na sjellin në tavolinë e bisedimeve me disavantazhe të mëdha.Përgjigja më e mirë për krejt këtë destruktivitet është që ne të jemi unik në raport me Serbinë dhe me atë që aspirojmë – një Kosovë unike e cila mbështetet në Kushtetutën e saj duke respektuar sovranitetit dhe integritetin e saj territorial. /Telegrafi/


