Please enter at least 3 characters.

Honda tërheq nga tregu pothuajse 250 mijë automjete

2023/11/10best-trucks-suvs-2023-honda-crv-113-1673298616.jpg

Honda po tërheq nga tregu pothuajse 250 mijë automjete për shkak të një gabimi në prodhimi që mund të dëmtojë motorin.

Sipas një njoftimi që prodhuesi i automjeteve dorëzoi në Administratën amerikane të Sigurisë së Trafikut në Autostrada të enjten, një mjet në motorët e modeleve Acura dhe Honda është me defekt dhe mund të shkaktojë që motori "të funksionojë në mënyrë të parregullt ose të ngecë gjatë vozitjes, duke rritur rrezikun e një zjarri, përplasjeje ose lëndimi”, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi i automjeteve do të tërheq modelet Acura TLX 2015-2020 dhe ato MDX 2016-2020.

Siç raportohet me këtë defekt mund të jenë prekur edhe modele të tjera.

Është hera e 14-të këtë vit që Honda po bën tërheqje të makinave. /Telegrafi/