Please enter at least 3 characters.

Honda debuton me gol, Milani në çerekfinale

2016/01/honda-debuton-me-gol-milani-n-euml-ccedil-erekfinale_hd.jpg

Rossonerët në këtë takim u paraqitën pa Kakan dhe pa Balotellin, por kjo nuk ishte problem pasi në lojë ishte Keisuke Honda.

Robinho ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 28-të, para se Giampaolo Pazzini të realizonte për 2-0 në minutën e 32-të.

Me të filluar pjesa e dytë ishte Keisuke Honda ai që arriti të debutojë (47’) me gol në San Siro, duke shënuar për 3-0.

Në fund thua se fituan u gëzuan tifozët e Spezias pasi ishte Ferrari ai që realizoi në minutën e fundit të takimit për 3-1.

Duket se largimi i Allegrit i ka bërë mirë Milanit dhe Rossonerët kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale të Kupës së Italisë, ku për fatin e mirë të Kuq e Zinjve përballen me Udinesen, një ekip jashtë forme, që e largoi nga gara Interin në krizë. /Telegrafi/