Please enter at least 3 characters.

Holanda vuan ndaj Irlandës së Veriut, por kualifikohet në Evropian pas barazimit

2019/11/Steven-Davis.jpg
298:"BELFAST, NORTHERN IRELAND - NOVEMBER 16: Steven Davis of Northern Ireland reacts after missing a penalty during the UEFA Euro 2020 Group C Qualifier match between Northern Ireland and Netherlands at Windsor Park on November 16, 2019 in Belfast, Northern Ireland. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Holanda nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim pa gola 0-0 në udhëtimin e tyre te Irlanda e Veriut në kuadër të Grupit C të vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020.    

Tulipanët kanë arritur të sigurojnë kualifikimin në Euro 2020 pas barazimit pa gola te Irlanda e Veriut.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të holandezëve, por rastin më të mirë e patën vendasit.

Steven Davis pati mundësi reale të shënonte në minutën e 32-të, por e humbi penalltinë duke goditur mbi portë.

https://twitter.com/KramponGoal1/status/1195798441634480128

Në pjesën e dytë, përsëri Holanda pati dominimin dhe menaxhimin e lojës, por edhe përkundër rasteve të shumta, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja përfundoi 0-0.

Me këtë barazim, Holanda mbetet e dyta me 16 pikë, ndërsa Irlanda e Veriut e treta me 13 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Tulipanët e presin Estoninë, ndërsa irlandezo-veriorët udhëtojnë te Gjermania. /Telegrafi/