Please enter at least 3 characters.

Holanda ashtu siç pritej fiton me goleadë ndaj Gjibraltarit

2021/03/ExwM5rzWgAEKXhj.jpg

Holanda ka shënuar fitore ndaj Gjibraltarit me rezultat 7-0 në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”

Rezultati në pjesën e parë ishte e ngushtë, pasi holandezët arritën të shënon vetëm në minutën e 42-të me Steven Berghuis.

Në pjesën e dytë Holanda shënoi edhe gjashtë herë të tjera.

Mephis Depay shënoi dy herë, ndërsa nga një gol e shënuan Donyell Malen, Gio Wijnaldum, Luke De Jong dhe Donny van de Beek.

Holanda me këtë fitore ngjitet në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq na kanë edhe Mali i Zi dhe Norvegjia.

Lider mbetet Turqia që barazoi në shtëpi 3-3 ndaj Letonisë. /Telegrafi/