Please enter at least 3 characters.

Historia e berberit multimilioner, që shkon në punë me Rolls Roys (Video)

2016/04/berberi-milioner1.jpg

Në Bangalore të Indisë, një burrë i cili ka pasuri milionëshe, nuk i ndahet profesionit të tij të parë.

Ramesh Babu, i cili zanatin e berberit e ka trashëguar nga familja, ka punuar për vite me radhë në dyqanin e tij, duke u kujdesur për flokët e meshkujve, transmeton Telegrafi.

Në vitin 1993 ai e ka blerë një veturë me kredi, por nuk ka pasur para që ta kthejë borxhin.
Në atë kohë i është ofruar tezja, duke ia kërkuar veturën me qira.

Që atëherë, ai i ka hyre biznesit të huazimit të veturave në këmbim të parave, ndërsa tani ka në pronësi 378 makina në dispozicion të klientëve.

Me gjithë pasurinë që ka, Babu i cili filloi punën e berberit si adoleshent, nuk po e harron zanatin e vjetër.

Ai për çdo ditë shkon në orar të rregullt në sallon, duke e vozitur Rolls Roys-in e tij luksoz. /Telegrafi/