Please enter at least 3 characters.

Higuain kërkon ‘bonus besnikërie’ nga Juve prej 4.5 milionë eurosh që të nënshkruajë me Milanin

2018/07/GonzaloHiguainn-2-e1533071221239.jpg
212:"TURIN, ITALY - MAY 05: Gonzalo Higuain of Juventus FC looks on during the serie A match between Juventus and Bologna FC at Allianz Stadium on May 5, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images

Menaxheri gjeneral i Juventusit, Giuseppe Marotta, nuk ka dhënë shumë shpresa për kompletimin e marrëveshjes për transferimin e Gonzalo Higuainit te Milani.

Gjatë të martës, shefi i Bianconerëve së bashku me drejtorin sportiv, Fabio Paratici, kanë qëndruar në Milano për të diskutuar me përfaqësuesit e Rossonerëve, ndërsa një prej temave ka qenë edhe huazimi i argjentinasit.

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Sipas njoftimeve në media, 30-vjeçari do të huazohet te Milani për 18 milionë euro me opsionin e blerjes për 36 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Përfaqësuesit e bardhezinjve janë takuar edhe me agjentin e Higuainit, mirëpo duket se marrëveshja nuk është afër që të arrihet.

I pyetur nga Tuttomercatoweb nëse është arritur marrëveshja, Marotta është përgjigjur shkurt: “Të them të vërtetën, jo...”.

Gonzalo Higuain (Foto: Getty Images)

Sipas raportimeve, sulmuesi kërkon një bonus besnikërie prej 4.5 milionë eurosh nga Bianconerët, por këta të fundit nuk duan t’ia japin. Për këtë arsye, arritja e marrëveshjes po vonon, por pritet të arrihet.

Në kuadër të bisedimeve të drejtorëve të Juves dhe atyre të Milanit është edhe shkëmbimi i mundshëm ndërmjet Mattia Caldaras dhe Leonardo Bonuccit. /Telegrafi/