Please enter at least 3 characters.

Higuain: Kam edhe një vit kontratë, do të takohem me trajnerin para se të vendos

2020/08/gonzalohiguainjuve-2-e1597745590959.jpg
220:"CAGLIARI, ITALY - JULY 29: Gonzalo Higuain of Juventus gestures prior the Serie A match between Cagliari Calcio and Juventus at Sardegna Arena on July 29, 2020 in Cagliari, Italy. (Photo by Enrico Locci/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka pranuar se nuk dëshiron të kthehet në Argjentinë dhe ka pohuar se ka edhe një vit në kontratën e tij me Zonjën e Vjetër.

E ardhmja e argjentinasit në Allianz Stadium është e paqartë, mirëpo ai nuk do të ndërmarrë ndonjë veprim, para se të takohet me trajnerin e ri, Andrea Pirlo.

“Jam mirë tash, do të pushoj dhe do të mendoj. Me datën 24 do të kthehem në stërvitje, ndërsa kam edhe një vit në kontratën time në Itali.

(Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

“Do ta prezantoj veten dhe do të shoh se çfarë do të ndodhë me trajnerin e ri. Padyshim që do të jetë një dinamikë ndryshe”, ka thënë Higuain për Fox Sports.

Kur është pyetur për mundësinë e kthimit te River Plate, ka thënë që do të kthehet, ndërsa sa i përket MLS, është shprehur se do të presë të shohë se çfarë do të ndodhë. /Telegrafi/