Please enter at least 3 characters.

Higuain i ofrohet Interit

2019/04/GonzaloHiguain.jpg
270:"LONDON, ENGLAND - APRIL 22: Gonzalo Higuain of Chelsea celebrates after scoring his sides second goal during the Premier League match between Chelsea FC and Burnley FC at Stamford Bridge on April 22, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Warren Little/Getty Images)
12:"Getty Images

Juventusi ia ka ofruar Interit mundësinë e transferimit të Gonzalo Higuainit gjatë verës që vjen – raporton Calcio Mercato.

Sulmuesi argjentinas është aktualisht i huazuar te Chelsea në formë të huazimit gjashtëmujor, mirëpo Blutë nuk e kanë në plan që ta mbajnë më gjatë.

Ai fillimisht ishte i huazuar te Milani, madje Rossonerët kishin marrëveshje për ta blerë në fund të sezonit.

Por, paraqitjet jo të mira, bënë që sulmuesi të kthehej në pronësi të Juves, por që menjëherë u dërgua në huazim në Ligën Premier.

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos, Higuain nuk bënte pjesë në planet e Massimiliano Allegrit. /Telegrafi/