Please enter at least 3 characters.

“Hidroregjioni Jugor” njofton për ndërprerjen e përkohshme të ujit në disa rrugë të Prizrenit për shkak të punimeve

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se të enjten do të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa rrugë të Prizrenit, për shkak të punimeve që po realizohen në rrjetin e ujësjellësit në rrugën “Xhemë Gostivari”.

“Më 15 maj 2025, në kuadër të projektit “Rehabilitimi i rrjetit të ujësjellësit dhe vendosja e pusetave jashtë pronës private në rrugën "Xhemë Gostivari" në Prizren”, do të zhvillohen punime që do të ndikojnë në furnizimin me ujë”, thuhet në njoftimin e kompanisë drejtuar konsumatorëve.

Aty theksohet se ndërprerja e ujit do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 18:00, duke përfshirë këto zona: Rruga “Edit Durham”; Rruga “Shkëlzen”, Rruga “Luan Krasniqi”, Rruga “Xheladin Hana”, Rruga “Haxhi Abaz Presheva”, Rruga “Besim Telaku”, Rruga “Xhemë Gostivari”, dhe Rruga “Ali Pashë Gucia”.

Sipas të dhënave të publikuara në tabelën njoftuese projekti për rehabilitimin e ujësjellësit në rrugën "Xhemë Gostivari" në Prizren kap vlerën prej mbi 215 mijë eurove, derisa plani dinamik për kryerjen e punimeve është 180 ditë. /Telegrafi/