Please enter at least 3 characters.

Hezbollahu paralajmëron hakmarrje për sulmin izraelit që vrau 11 civilë: Izraeli do të paguajë

2024/02/1-203.jpg
178:"FILE - Fighters from the Lebanese militant group Hezbollah train in Aaramta village in the Jezzine District, southern Lebanon, Sunday, May 21, 2023. (AP Photo/Hassan Ammar, File)
2:"AP

Zyrtari i lartë i Hezbollahut dhe anëtari i parlamentit Hassan Fadlallah, tha sot se Izraeli do të përballet me hakmarrje pasi 11 civilë, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë në dy valë sulmesh në jug të Libanit një ditë më parë.

“Armiku (Izraeli) do të paguajë çmimin për këto krime”, tha Fadlallah për Reuters kur u pyet për reagimin e grupit të armatosur, transmeton Telegrafi.

Njëmbëdhjetë civilë, përfshirë gjashtë fëmijë, u vranë dje në sulmet izraelite në të gjithë pjesën jugore të Libanit, tha një drejtor spitali dhe tre burime libaneze të sigurisë.

Me këto sulme, Izraeli iu përgjigj një sulmi me raketa të grupit militant libanez Hezbollah, në të cilin u vra një ushtar.

Katër luftëtarë të Hezbollahut u vranë në sulme të veçanta, thanë grupi dhe burimet e sigurisë, raportoi The Times of Israel. /Telegrafi/