Please enter at least 3 characters.

Heshtet Camp Nou: David Alaba debuton me super gol në El Clasico

2021/10/alaba.jpg

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Barcelonës në ‘El Clasicon’ që po zhvillohet në kuadër të javës së dhjetë në La Liga.

Edhe pse Blauganasit e filluan më mirë takimin, duke bërë presion të lartë, ishin Los Blancos që shënuan të partë.

Ishte David Alaba, ai që realizoi një super gol në minutën e 32-të, për të heshtur tifozët e Barcelonës që janë të shumtë në numër.

Me një goditje me këmbë të majtë, austriaku qëlloi saktë në portën e Marc Andre ter Stegen, për rezultatin 1-0. /Telegrafi/