Please enter at least 3 characters.

Heroic dhe Vitality do të përballen në finalen e turneut të CS:GO – BLAST Premier Spring Final

2023/06/bpremierrfinal-scaled.jpg

Dy skuadrat më të mira në botë për momentin, do të përballen në finalen e madhe të turneut të CS:GO në Uashington.

Sot (e diel) do të zhvillohet derbi ndërmjet Vitality dhe Heroic në turneun BLAST Premier Spring Final.

Ndeshja finale do të zhvillohet nga ora 20:30 në formatin ‘Bo3’.

Fituesi i këtij turneu do të marr me vete çmimin prej 200.000 dollarësh, si dhe do të sigurojë pjesëmarrjen në turneun BLAST Premier World Final 2023.

Në këtë turne ishin në garë tetë skuadra, për një grup çmimesh prej 425.000 dollarësh.

Ndeshja finale do të transmetohet në kanalin zyrtar të BLAST në platformën Twitch. /Telegrafi/