Henderson beson se Coutinho ka kapacitetet të jetë pjesë e Barcës
18/08/2016
Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson, ka folur fjalë të mëdha për Philippe Coutinhon.
Mesfushori anglez me këtë rast ka thënë se braziliani ka të gjitha aftësitë të jetë pjesë e Barcelonës.
Momenti i shumë pritur për fansat e Liverpoolit, Suarez takohet me Coutinhon dhe Hendersonin (Video)
“Messi, Ronaldo dhe Suarez janë elita. Philippe ka talentin të jetë pjesë e këtij grupi", ka thënë Henderson.
Coutinho ka qenë i lidhur me një kalim te gjiganti spanjoll, por nuk ka pasur asgjë konkrete rreth kësaj. /Telegrafi/


