Please enter at least 3 characters.

Hazard i kundërpërgjigjet Sarrit: Unë jam lider

2019/01/Hazard-Tottenham.jpg
289:"LONDON, ENGLAND - JANUARY 24: Eden Hazard of Chelsea celebrates after scoring his sides second goal during the Carabao Cup Semi-Final Second Leg match between Chelsea and Tottenham Hotspur at Stamford Bridge on January 24, 2019 in London, England. (Photo by Christopher Lee/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka hedhur poshtë pretendimet e trajnerit të tij Maurizio Sarri, se ai nuk është një lider.

Trajneri i Bluve hodhi në dyshim aftësitë e yllit belg përpara se ndeshjes gjysmëfinale të Kupës EFL të enjten mbrëma ndaj Tottenham Hotspur.

Sarri e ka cilësuar Hazardin më shumë lojtar individual sesa lider dhe kjo nuk i ka pëlqyer aspak belgut.

Hazard iu përgjigj italianit me një paraqitje superiore ndaj Tottenhamit, duke shënuar golin e parë të ndeshjes.

Hazard dhe Sarri gjatë një ndeshje (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

I pyetur pas ndeshjes nëse Sarri do të ishte i kënaqur me paraqitjen, Hazard u përgjigj paksa me thumba.

"Unë shpresoj të jetë kështu [i kënaqur]", ka thënë fillimisht Hazard.

"Në takimin që kishim para ndeshjes, biseduam për të kaluar tutje dhe për të luajtur në finale. Tani jemi në finale kështu që jemi të lumtur".

"Detyra ime në fushë është të bëj atë që mund të bëj, sot kam bërë atë kështu që jam i lumtur. Gjithmonë them se në fushë jam një lider, mendoj se jam një lider", përfundoi belgu. /Telegrafi/