Please enter at least 3 characters.

Haxhiu nuk beson se Mustafa mund të ndërtojë stadium të ri

2016/01/f.1005123409624_210.jpg

Bekim Haxhiu – Kamishi, nënkryetar i Federatës së futbollit të Kosovës (FFK) dhe deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë demokratike të Kosovës (PDK) i është përgjigjur publikisht premtimit të kryetarit të qytetit të Kosovës, Lidhjes demokratike të Kosovës (LDK) dhe kandidatit kryesor për të fituar zgjedhjet lokale në kryeqytetin e Kosovës. Mustafa ditë më parë premtoi ndërtimin e një stadiumi të me normat e FIFA-së.

“Unë megjithatë po i përgjigjëm këtij blof premtimi të Isa Mustafës!”, thuhet në fillim të letrës së Kamishit.

“Si njeri i sportit sigurisht se i gëzohem çdo investimi në stadiume të futboll , a ka fatin kryeqyteti që Mustafa ta ndërtoj një stadium më standard të FIFA-ës, kur dihet që ndërtimi i një stadium i tillë kushton afërsisht nga 200 deri 300 milion Euro. (analizoni sa po kushton ndërtimi i stadium të kombëtares së Shqipërisë në Tiranë)”.

“Duke ditur se investimet kapitale në total për vitin 2013 për komunën e Prishtinës kanë qenë 31,338,299 Euro, shtrohet pyetja për Isa Mustafën nga cilat burime do të ndërtohet ai stadium? Me buxhetin e komunës është e pamundur të ndërtohet, sepse nëse tërë investimet kapitale i orienton komuna në stadium i duhen 10 vite për ta ndërtuar , gjë që është e pamundur për tu realizuar sepse kryeqyteti ka nevojë edhe për punë të tjera dhe nuk mund të orientohen tërë investimet kapitale në një projekt – stadium”.

“Po e zëmë që Isa Mustafa e ka pas përnjëmend sot, nuk ka bërë blof premtimin dhe ka vendos që 50% të totalit të investimeve kapitale të i orientoi në ndërtim të Stadiumit, atëherë i duhen 20 vite kohë për ta ndërtuar. Ose po e zëmë që 50 % do të investoi komuna e 50% do të investohen nga partneritet publiko privat. Cila kompani private sot në Kosovë do të investonte 150 milion Euro në ndërtim të stadiumit?! Nuk është mirë që Isa Mustafa të lëshon kësi blof premtime të kota , për të cilat edhe ai e din që nuk e ka në plan të i realizoi e as që të rinjtë e Prishtinës i gëzohen premtimeve të tij”, thuhet në letrën e Kamishit.

“Të rinjtë e Prishtinës iu gëzohen realizimit të projekteve jo premtimeve, nuk janë të rinjtë e Prishtinës kalamaj te mashtrohen me premtime, atyre iu është ngulfatur jeta nga keq menaxhimi i kryeqytetit, ata kanë vështirësi me shku në shkollë, në punë apo për të dal në qytetin e tyre. Isa Mustafa besoj se e dinë se për të dal në qendër të Prishtinës, qoftë nga Gërmia ku ai i bëri këto premtimet e fundit, qoftë nga Vetërniku, Kodra e Trimave, apo Matiqani bënë hiq më pak se 1 orë”.

“Përpara se Isa Mustafa të bënte blof premtime për ndërtim të stadiumit, do të ishte mirë që ai realisht të merrej me problemet faktike të sportit në kryeqytet , me renovimin e stadiumit të qytetit i cili lere që nuk ka kulm për shikues, por nuk ka 10 metra katror mbuloj për gazetar. Nga keq menaxhimi i stadiumit është rrezikuar statika nga hapja e lokaleve afariste nën tribuna. Do të ishte mirë që Isa Mustafa të ia lëshonte sytë të paktën njëherë stadiumit të Flamurtarit, të investonte në tribunat e atij stadiumi i cili me vite ka shkallë të improvizuar me dërrasa të kalbura. Në gjendje edhe më të mjerueshme është stadium i Ramiz Sadiku të cilit i mungon çdo gjë tribunat, zhveshtore etj.

Se vërtet më irritoi ky blof i Isa Mustafës , është fakti që Federate e Futbollit të Kosovës prej viti 2008, me shkresa zyrtare dhe me komunikime të drejtpërdrejta ka kërkuar nga Isa Mustafa dhe KK i Prishtinës lokacion për ndërtimin e Shtëpisë së Futbollit dhe lokacionin për ndërtimin e kampit të kombëtares së Kosovës, dhe prej atëherë e deri më sot Isa Mustafa dhe KK i Prishtinës ka injoruar kërkesat e FFK-ës. Andaj si mund të presim që një njeri i cili nuk ka qenë në gjendje të ndaj lokacion 10 ari për shtëpi të futbollit dhe për kamp të kombëtares , mund të ndërtoj stadium 300 milionësh”.

“Edhe mund të kuptohet ky blof I Isa Mustafës sepse është kohë fushate, por edhe nëse është fushatë Iso , siç thotë populli “shko pak në për tok , mos nëpër hava” se populli ka me ta dhanë përgjigjen me 3 nëntor”, përfundon letra e Haxhiut. /Sporti1/Telegrafi/