Please enter at least 3 characters.

Haxhiu: E shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecaj, padrejtësi e radhës ndaj grave

2020/09/konference-e-LV-vetevendosje-Albulena-Haxhiu-foto-Ridvan-Slivova-1.jpg

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Gjakovës, e cila dënoi me 24 vite e gjashtë muaj burg, Pjetër Ndrecaj për vrasjen e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është e shokuar me uljen e dënimit për Pjetër Ndrecaj.

“Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institucionet e drejtësisë”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:Jam e shokuar me uljen e dënimit për vrasësin e të ndjerës Valbonës dhe vajzës së saj!Ky aktgjykim është padrejtësia e radhës ndaj grave. Ky aktgjykim është aq skandaloz sa tregon se jeta e gruas e fëmijëve nuk është e vlefshme për institicionet e drejtësisë. Në vend se institucionet e drejtësisë të jenë vendi ku triumfon drejtësia ato janë shndërruar në zyra për pazare e vendime të turpshme ku amnistohen kriminelët e inkurajohen të tjerë për veprime kriminale!Asnjëherë më shumë nuk kemi pasur nevojë për shtetin e së drejtës!./Telegrafi/