Please enter at least 3 characters.

Haxhi Krasniqi po stërvitet nga vëllezërit Klitschko

2016/01/f.0120192032972_210.jpg

Qe disa ditë boksieri shqiptar po stërvitet në shkollën e kampionëve të boksit, vëllezërve Klitshchko, Vitali dhe Vladimir, në mënyrë që të përgatitet për meçin kundër Cleverlyt.

Para këtij meçi ekspertët e boksit ndërkombëtarë parashohin që shqiptari mund t’i shkaktojë telashe uellsianit, pra nuk do ta ketë lehtë ta mbrojë titullin e botës.

Krasniqi deri më tashti ka zhvilluar 41 meçe profesioniste, prej të cilave 39 i ka fituar dhe kjo është hera e parë që sfidon një titull të botës. /Telegrafi/