Please enter at least 3 characters.

Hasi emocional në prezantimin e tij te Legia

2016/06/hasi-1.jpg

Besnik Hasi është shprehur shumë i lumtur me kalimin te Legia e Varshavës, por mjaft emocional për kohën e kaluar te Anderlechti.

Gjatë prezantimit, ai ka thënë fjalë të mëdha edhe për Anderlechtin.

“Pas 14 viteve shumë të bukura te Anderlechti, u largova me kokën lart, duke i falënderuar të gjithë. Legia është një eksperiencë e re për mua dhe jam optimist që do të kem sukses. Mezi pres të nisi punën këtu”, deklaroi Hasi në konferencën për shtyp.

Trajneri gjakovar ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare me Legian. /Lajmi/Telegrafi/