Haset nga roja i pyllit duke prerë dru, arrestohet i dyshuari nga Malisheva
01/05/2020
Një person në fshatin Kijevë të Malishevës është arrestuar nga policia, pasi që i njëjti ishte hasur nga roja e pyllit duke prerë dru zjarri.
I dyshuari nga policia është dërguar në objektin e pylltarisë së bashku me mjetin e tij traktor te ngarkuar me dru të cilat janë konfiskuar.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/


