Harry Kane, ‘vrasësi’ i portave – Ka shënuar më shumë gola në vitin 2017 se shtatë skuadra të Ligës Premier (Foto/Video)
Harry Kane është kthyer në njëri prej sulmuesve më të fortë në botë me golat e shënuara.
Ai të martën në mbrëmje shënoi het-trik ndaj APOEL-it .
Fillimisht lojtari nuk kishte shënuar asnjë gol në muajin gusht, por që situata ndryshoi plotësisht në shtator, pasi ka shënuar nëntë herë në të gjitha garat.
Ai në Ligën e Kampionëve ka shënuar pesë herë në dy ndeshje.
Statistikat e tij në vitin 2017 janë shumë të mira, pasi ka shënuar hiq më pak se 37 gola.
Shifër më e madhe e golave se e Burnely, Swansea, Crystal Palace, Stoke dhe Watford.
Emër që ka spikatur dje është edhe ai i Wissam Ben Yedder, sulmuesi 27-vjeçar francez i Sevillas.
Sulmuesi ka shënuar në të gjitha ndeshjet e Ligës së Kampionëve që nga faza e play-off.
Ai ka shënuar në dy ndeshjet ndaj Basaksehir, pastaj kundër Liverpoolit dhe tri gola dje ndaj Maribor. /Telegrafi/


