Harden me paraqitje të jashtëzakonshme në fitoren e Houstonit ndaj Sacramentos
James Harden ka vazhduar shkëlqimin në NBA me fanellën e Houston Rockets.
Skuadra nga Teksasi ka marrë një fitore tejet të rëndësishme në përballje me Sacramengo Kings 119:108.
Harden ka bërë një tjetër paraqitje spektakolare në këtë sfidë duke arritur ‘Triple Double’.
29-vjeçari e mbylli ndeshjen me 50 pikë, 10 asistime dhe 11 kërcime, ndërsa me lojë të mirë u dallua edhe Clint Capela që shtoi 24 pikë të tjera e 15 kërcime.
Humbja ndaj Rockets, ka bërë që Sacramento Kings edhe matematikisht të mbetet jashtë Play-Offit në Konferencën e Perëndimit.
Fitore shumë të rëndësishme ka shënuar edhe Miami Heat në udhëtim tek New York Knicks 92:100.
Dion Waiters me 28 pikë, Hassan Whiteside me 17 si dhe Dwayne Wade me 16 të tjera ishin më meritorët për fitoren e Heat.
Me këtë fitore Heat janë ngjitur në pozitën e tetë në tabelë në Konferencën e Lindjes. /Telegrafi/Rezultatet:
Brooklyn Nets – Boston Celtics 110:96
Houston Rockets – Sacramento Kings 119:108
Detroit Pistons – Portland Trail Blazers 99:90
Indiana Pacers – Orlando Magic 116:121
New York Knicks – Miami Heat 92:100
Chicago Bulls – Toronto Raptors 101:124
Minnesota Timberwolves – Philadelphia 76ers 109:118
Phoenix Suns – Memphis Grizzlies 115:120


