Please enter at least 3 characters.

Haradinaj uron Kadarenë: Vepra juaj do t’i mbijetojë shekujt

2018/01/haradinaj-kadare.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka urar shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare, me rastin e ditëlindjes së tij të 82-të.

Haradinaj, në urimin e tij shkruan se krijimet e Kadaresë do t'u mbijetojnë shekujve.

Postimi i Haradinajt:”I dashur Ismail Kadare,Me rastin e ditëlindjes Suaj të 82-të, pranoni urimet e mia të ngrohta për shëndet të mirë.Dëshiroj që lexuesit t’i japësh ende perla nga arti Yt i madh letrar;Kurse familjes shumë dashuri e ngrohtësi;
Vepra Juaj madhore do t’i mbijetojë shekujt, kurse fjala Jote e fuqishme në mbështetje të kauzës së lirisë së Kosovës do t’u shërbejë brezave si kujtesë se nuk ishim vetëm.I dashur Kadare,Urime datëlindja dhe festofsh edhe shumë të tjera, i rrethuar me familjen, miqtë dhe librat”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/