Haradinaj: Të rinjtë e AAK-së, do të jenë vlerë e shtuar e listës tonë në zgjedhjet e 14 shkurtit
10/01/2021
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka takuar sot strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës.
Haradinaj tha se i ka siguruar se do ta kenë mbështetjen e tij të plotë në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Postimi i plotë:Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjithherë ka qenë shtëpi e mundësive për të rinjtë në politikë.Sot në takim me strukturat e Aleancës së të Rinjve të Kosovës, i sigurova se do e kenë mbështetjen time të plotë për zgjedhjet e 14 shkurtit.Kandidatët e organizatës rinore të AAK-së, përpos se do jenë vlerë e shtuar e listës, besoj se do të jenë edhe fitues në këto zgjedhje, me karrierë të ndritur në të ardhmen e tyre politike.Na priftë e mbara! /Telegrafi/


