Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon deputeten Emilia Rexhepi, diskutojnë për themelimin e Komunës së Zhupës

2019/07/67357646_1282240738567004_7670819493395824640_o.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim deputeten e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, me të cilën ka diskutuar për zhvillimet në vend.

Haradinaj në një postim në llogarinë e tij në Facebook, ka shkruar se me deputeten Rexhepi njëherësh kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), ka diskutuar edhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës.

"Prita në takim deputetën e Kuvendit të Kosovës dhe kryetare e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilia Rexhepi, me të cilën diskutuam për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për shtyerjen tutje të procesit për themelimin e Komunës së Zhupës", ka shkruar Haradinaj në Facebook./Telegrafi/