Haradinaj: Qeveria Thaçi, në nivelin më të ultë
07/03/2014
“Tashmë kemi ardhë në fund dhe është në të mirën e Kosovës që ta shkarkojmë këtë keqqeverisje”, tha Haradinaj. “Është në të mirë të Kosovës që të përkrahet mocioni jonë, sepse kjo Qeveri e meriton shkarkimin”.
Ai tha se është momenti që kjo qeveri, “e cila ka dy mandate që është e njëjta dhe pa qasje e konstruktivitet, të marrë dënimin e merituar”.
“AAK ka mbajtur anën e shtet ndërtimit të Kosovës dhe jemi sfiduar edhe deri tek pyetja nëse ne jemi opozitë e mirëfilltë. Por, tani nuk do të tolerojmë më, sepse gjithçkaje i ka ardhur fundi”, shtoi Haradinaj. /RajoniPress/Telegrafi/


