Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Njohja e Izraelit forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare

2020/08/Ramush-Haradinaj-AAK-takimi-me-Hashim-Thacin-foto-Ridvan-Slivova-8-e1647008956260.jpg

Sot, Kosova dhe Izraeli në një ceremoni virtuale, formalizuan marrëdhënie diplomatike.

Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së dhe kandidat për president të vendit, ka shkruar se ky akt historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare dhe se subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.

“Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj është shprehur falënderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke theksuar se ata ndërmjetësuan këtë njohje kaç të rëndësishme.

Postimi i plotë:Akti historik i njohjes së Kosovës nga Izraeli, forcon pozitën e Kosovës dhe diplomacisë së saj në arenën ndërkombëtare.Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet dhe fuqizohet.Ky akt, shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e lidhjes mes dy popujve.Jam shumë i lumtur me këtë ngjarje, e cila ndodh në kohën kur vendi ynë ndodhet në udhëkryq. Falenderues për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ndërmjetësimin e tyre për këtë njohje kaq të rëndësishme. Kjo është edhe një dëshmi e fortë se marrëdhëniet me aleatin tonë, SHBA-të, janë të një rëndësie të veçantë e strategjike dhe si Kosovë vazhdimisht do t’i forcojmë ato. Kjo do të jetë edhe një prej detyrave të mia parësore si President i ardhshëm i vendit.Falënderim i veçantë për popullin dhe shtetin e Izraelit! /Telegrafi/