Please enter at least 3 characters.

Haradinaj: Kosova është shtet i të gjithëve, destabilizimi në favor të atyre që ndjekin agjendat ruse

2021/10/Ramush-Haradinaj-pas-takimit-me-Albin-Kurtin-foto-Ridvan-Slivova-2-e1633695242854.jpg

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka ftuar qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara.

Haradinaj në një postim në Facebook ka thënë se sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit.

Lexoni të plotë postimin:Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan.Me këtë rast, ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara. Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse.Sa i përket Kurtit, janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërpresë shkatërrimin e vendit, përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion./Telegrafi/