Please enter at least 3 characters.

Haradinaj i bën thirrje Qeverisë që të merret më seriozisht me situatën e zjarreve në vend

2021/06/AAK-Konference-Ramush-Haradinaj-foto-Ridvan-Slivova-5-e1675463752679.jpg

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i shqetësuar me përfshirjen e shumë rajoneve të vendit nga zjarret.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai i ka bërë thirrje qeverisë që të merret më seriozisht me këtë çështje, ndërkaq ka apeluar për kujdes.

“I shqetësuar për përhapjen e zjarreve në mbarë territorin e Kosovës”, shkroi Haradinaj.

“Kërkoj nga Qeveria të merret më seriozisht me çështjen, pasi që mund të pësojnë jetët dhe pronat e qytetarëve të Kosovës”, shtoi ai.

"Apeloj për kujdes të shtuar që zjarret të mos shkaktohen nga dora njerëzore", tha Haradinaj./Telegrafi.