Please enter at least 3 characters.

Hapja e ambasadës në Kuala Lumpur, Gashi: Mezi pres ta vizitoj, në vitet e ’90-ta pak shtete qëndruan pranë Kosovës me aq përkushtim sa Malajzia

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Alush Gashi me rastin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Malajzia, ka kujtuar vizitën dhe takimet e tij gjatë viteve 90-ta, duke thënë se pret me padurim të vizitojë këtë vend miqësor.

Gashi në një postim në Facebook shkruan se në fillim të viteve ’90-ta, pak shtete qëndruan pranë Kosovës aq herët dhe me aq përkushtim sa Malajzia dhe ishte ndër vendet e para që njohu shtetin e Kosovës.

Lexoni të plotë postimin:

Kosova ka hapur zyrtarisht Ambasadën e saj në Kuala Lumpur.  

Ky moment më rikthen shumë kujtime. Në fillim të viteve ’90, pak shtete qëndruan pranë Kosovës aq herët dhe me aq përkushtim sa Malajzia. I kujtoj me mirënjohje takimet tona me miqtë malajzianë gjatë asaj kohe vendimtare.

Vizita ime në Kuala Lumpur në prill të vitit 1998, si i ftuar i Qeverisë së Malajzisë — dhe takimi me Kryeministrin Anwar Ibrahim, atëherë Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Financave, mbetet një moment i veçantë në kujtesën time.

Kur Kosova shpalli pavarësinë, Malajzia ishte një nga shtetet e para që na njohu.

Me padurim pres të rikthehem në Malajzi — një vend miqësor, me respekt të ndërsjellë dhe lidhje historike të thella — dhe të vazhdojmë forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona. /Telegrafi/