Hapet në Paris “Corleone”, restoranti i vajzës së “Kumbarit” të Cosa Nostras
Rifillon nga Parisi “jeta e re”, ashtu si e quajti në Facebook, Lucia Riina, vajza 39-vjeçare, më e vogla e “Kumbarit” të Cosa Nostras, bosit Toto, i cili vdiq më 17 nëntor 2017 në burg.
Lucia u zhvendos në Paris me burrin e saj Vincenzo Bellomo dhe vajza e tyre dhe ka hapur një restorant të quajtur nga Lucia Riina, “Corleone”.
Në vitin 2008 ajo u martua me Vincenzo Bellomo, një i ri nga Corleone i cili ishte një përfaqësues i verës dhe ushqimit.
Burri, i cili është 44 vjeç, ka qenë në qendër të vëmendjes së hetuesve antimafia me dyshimin se është ai “Vincenzo Belluomo”, që është përmendur në një copë letër të gjetur në "strofullin" e një tjetër kumbari korleonez, Bernardo Provenzano.
Restoranti do të ketë kuzhinë autentike siciliano-italiane dhe do të shërbehet në një mjedis elegant dhe mikpritës.
Ai gjendet në Rue Daru, një rrugë jo shumë larg nga Arc de Triomphe dhe parkut Monceau. /gsh/


