Please enter at least 3 characters.

Hapen muzetë e Vatikanit

2020/06/sistina.jpg

Muzetë e Vatikanit u hapën pas tre muajsh mbyllje si pasojë e koronavirusit. Por, kryeveprat e mëdha të rilindjes apo artefaktet e lashta romake dhe egjiptiane mund të vizitohen vetëm duke rezervuar hyrjen në internet, me qëllim evitimin e grumbullimit të turmave.

Gjatë vizitave është e detyrueshme matja e temperaturës dhe përdorimi i maskës mbrojtëse. Megjithatë, këto janë bezdi të vogla në këmbim të vizitës në Kapelen Sistinë.

Muzetë e Vatikanit vitin e kaluar u vizituan nga rreth shtatë milionë njerëz dhe janë burimi më i besueshëm i të ardhurave të Selisë së Shenjtë, duke gjeneruar rreth 100 milionë dollarë në vit.