Please enter at least 3 characters.

Hansi Flick publikon listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Las Palmas, dy rikthime të mëdha te Barcelona

2024/11/Barcelona-1.jpg

Barcelona ka emëruar një skuadër të fortë prej 23 lojtarësh për ndeshjen e tyre të ardhshme në La Liga kundër Las Palmas.

Klubi katalunas do të ndeshet sot (e shtunë) me Las Palmas në kuadër të javës së 15-të në La Liga dhe Hansi Flick ka emëruar tashmë listën me lojtarët e ftuar.

Lajmi i madh është se Lamine Yamal është rikthyer në skuadër pasi mungoi në ndeshjet e fundit shkaku i një dëmtimi.

Ferran Torres gjithashtu është rikuperuar nga lëndimi i tij dhe është në dispozicion për përzgjedhje nga trajneri gjerman.

Lista e lojtarëve të ftuar nga Flick

Portierë: Inaki Pena, Wojciech Szczesny, Ander AstralagaMbrojtës: Jules Kounde, Hector Fort, Pau Cubarsi, Inigo Martinez, Sergi Dominguez, Eric Garcia, Gerard Martin, Alejandro BaldeMesfushorët: Guille Fernandez, Pedri, Pablo Torre, Frenkie de Jong, Gavi, Fermin LopezSulmues: Raphinha, Robert Lewandowski, Pau Victor, Dani Olmo, Lamine Yamal, Ferran Torres/Telegrafi/