Please enter at least 3 characters.

Hamilton: Nuk e di si duhet të ndihem

2019/11/LewisHamiltonkampion-1.jpg
321:"AUSTIN, TEXAS - NOVEMBER 03: 2019 Formula One World Drivers Champion Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP and race winner Valtteri Bottas of Finland and Mercedes GP celebrate after the F1 Grand Prix of USA at Circuit of The Americas on November 03, 2019 in Austin, Texas. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton është shprehur shumë i gëzuar pasi e fitoi titullin e gjashtë botëror për pilotë në Formula 1 duke mbetur vetëm një trofe prapa legjendës Michael Schumacher.

Piloti i Mercedesit e zuri vendin e dytë në garën për Çmimin e Madh të Shteteve të Bashkuara (prapa Valtteri Bottas), por që i mjaftoi për t'u shpallur kampion.

"Është mbireale që rrugëtimi i jetës sime më ka sjellë në këtë pikë për ta fituar titullin e gjashtë. Nuk e di si duhet të ndihem tash".

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

"Mbaj mend që e kam përcjellë këtë sport si fëmijë. Është interesante ta shikosh atë dhe dikë tjetër në TV dhe pastaj ti të bëhesh personi që e shikojnë në TV dhe të jesh duke bërë diçka si i madhi Ayrton (Senna) dhe i madhi Michael (Schumacher)".

"Po fluturoj shumë lart tash. E kam familjen me vete... Jam shumë i gëzuar që e ndaj këtë sukses me ata - njerëzit që kanë qenë në thelbin e kësaj që jam dhe që kanë sakrifikuar gjithçka që kanë pasur që unë të kem jetën që kam dhe më është dhënë kjo mundësi", ka deklaruar britaniku 34 vjeçar pas triumfit. /Telegrafi/

(Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)