Please enter at least 3 characters.

Hamilton do të xhirohet në Gjermani për të qenë pjesë e serialit të Netflixit

2019/07/LewisHamiltotmbikerr-2.jpg
258:"NORTHAMPTON, ENGLAND - JULY 14: Lewis Hamilton of Great Britain and Mercedes GP waves to the crowd on the drivers parade before the F1 Grand Prix of Great Britain at Silverstone on July 14, 2019 in Northampton, England. (Photo by Charles Coates/Getty Images)
12:"Getty Images

Lewis Hamilton do të ndiqet nga kamerat e Netflixit në fundjavën që vjen në garën për Çmimin e Madh të Gjermanisë, teksa pritet të debutojë në seritë e popullarizuara të Formula 1.

Kampioni i botës do t'u ofrojë tifozëve disa prej prapaskenave të ekipit të Mercedesit që do të jenë pjesë e sezonit të dytë të serialit të Netflixit, "Drive to Survive".

Britaniku e ka lejuar prezencën e kamerave të Netflixit më herët se që është pritur, ndërsa ato do ta dokumentojnë secilin moment në garën e Gjermanisë që zhvillohet në Hockenheimring.

Lewis Hamilton (Foto: Charles Coates/Getty Images/Guliver)

Lewis mori pjesë në sezonin e parë të serialit, pasi që Mercedesi dhe Ferrari nuk i kishin lejuar qasje rrjetit amerikan në kampet e tyre.

Ndërsa tash është konfirmuar se Hamilton do të përfshihet në sezonin e dytë, i cili do të nisë transmetimin në vitin 2020.

Drejtori për të drejtat televizive në Formula 1, Ian Holmes, e ka konfirmuar rinovimin e kontratës me serialin "Drive to Survive". /Telegrafi/